Tre fëmijë nga Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të shkojnë për shërim në Izrael.
E ngarkuara me Punët e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, e ka takuar drejtorin e organizatës “Save a Child’s Heart”, Simon Fisher, pas të cilit takim bëri të ditur se si fryt i bashkëpunimit mes Fisher dhe ambasadorit Dan Oryan kanë arritur të sigurojnë këtë udhëtim.
“E mirëprita kërkesën e z. Fisher dhe ambasadorit z. Oryan për bashkëpunim të ngushtë me ambasadën tonë në Jerusalem. Si fryt i këtij bashkëpunimi, tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael”, thuhet në njoftim.