Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Ambasada në “Jeruzalemin Izraelit”, krim ndaj njerëzimit

5 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 38 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga: Alpin Ollogu

E ashtuquajtura marrëveshje historike në mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar në Washington, inicuar dhe dirigjuar nga administrata e Donald Trump, në të vërtetë ishte një kurth dhe shantazh i një shteti të fuqishëm mbi dy shtete të Ballkanit, të gjendura në pozita të mjerueshme për nga niveli përfaqësues, dhe për nga problematikat që shtetet kanë me njëri-tjetrin. Marrëveshja në Washington, në të vërtetë i shërben vetëm një historie, historisë së definuar qartë dhe pastër nga e drejta ndërkombwtare, krim ndaj njerëzimit, gjenocid, që Izraeli kryen ndaj kulturës, tokës dhe popullatës palestineze, sot e dhjetëra vite me radhë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

Ndërkohë administrata Trump vazhdon planin çnjerëzor të nisur nga Britanikët me Deklaratën e Balfourit, për tu dhënë hebrenjve apo siç njihen masivisht në kuptimin negativ me termin çifutë, shtet në tokën Palestineze. Mohuar dhe nëpërkëmbur kategorikisht të drejtat dhe sovranitetin e Palestinës. Kështu, me ndihmën Britanike filloi kolonizimi i dhunshëm i tokave palestineze nga hebrenj që ishin të shpërndarë kryesisht në Evropë. Më pas Organizata e Kombeve të Bashkuara, me inicimin dhe presionin Britanik propozoi të ndajë Palestinën në dy shtete, në shtet Arab dhe një shtet hebre apo çifut. Arabëve do t’ju jepnin 43% të territorit edhe pse ata përbënin më shumë se dy

të tretat e popullsisë dhe kishin 93% të territorit. Hebrenjve do t’u jepej 56% e territorit edhe pse përbënin 1/3 e popullsisë (edhe atë pas kolonizimeve) dhe kishin më pak se 8% të territorit të përgjithshëm të Palestinës. Ky krim ndaj njerëzimit, nuk u ndal me kaq. Që nga ndarja në dy shtete, hebrenjtë me ndihmën e atyre që ju mundësuan okupimin, vazhdimisht në mënyrë sistematike, me luftëra dhe krime nga më të rëndat ndaj popullatës së pambrojtur palestineze, tkurrën territorin e shtetit të Palestinës duke e lënë atë vetëm në 15% të asaj që e zotëronin palestinezët para vitit 1947. E gjitha kjo si damkë e vazhdueshme në ndërgjegjen e botës moderne, përkundër deklaratave fallso të OKB-së për shkelje të ligjeve dhe kartave ndërkombëtare nga sundimi izraelit.

Ishte kjo vetëm një kujtesë e shkurtë historike për ata të cilët pamjaftushmëria shpirtërore dhe mentale, empatia minimale njerëzore, i bëri të ulin kokat në Washington, i gjunjëzoi për të pranuar dirigjimin e një presidenti amerikan i cili bën fushatë zgjedhore për mandatin e dytë, fushatë me fatet e milionave njerëzve dhe lufërave të përgjakshme historike në lindjen e mesme. Një fushatë zgjedhore që me mbështjeten e dhënë izraelitëve, të sigurojë Trump mbështejte nga këta të fundit, nga ndikimi i fuqishëm që posedojnë në SHBA. Ç’është e vërteta, presidenti i Serbisë Vuçiç, teksa Trump po njoftonte lëvizjen e ambasadës së Sërbisë në Jeruzalemin e pushtuar, Vuçiç pati një lëvizje koke hutuese drejtuar njerëzve të tij. Diçka që Vuçiç i hutuar, nuk e gjente as në marrëveshjen e shkruar që kishte para syve.

Çfarë turpërimi në Washington, “marrëveshje historike”, e panjohur dhe e padiskutuar në organet legjislative të shteteve nënshkruese. Marrëveshje që nuk e ka pasur të njohur as vetë nënshkruesi i marrëveshjes, Vuçiçi konkretisht (sigurisht as kryeministri Hoti), deri në momentin ku i jepet “lajmi historik” për të zhvendosur ambasadën në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit të planit Trump. A mund të ketë në marrëdhëniet ndërkombëtare, protokollet shtetërore dhe respekti që kanë shtetet në raport me njëri-tjetrin, një kuptim të tillë skajshmërisht nënçmues, mbi shtete më të dobëta ushtarake apo ekonomike?! Sigurisht që s’duhet të ketë. Administrata Trump është një turp për vlerat e demokracisë amerikane. Administrata Trump nuk zgjidh konflikte, përkundrazi i fut zjarrit benzinë për interesa ditore, ashpërson konfliktet me pranim të marrëveshjeve të njëanshme, marrëveshje të cilat nuk ekzistojnë në praktikën ndërkombëtare.

Për të konsideruar diçka si marrëveshje, logjikisht duhet të ketë pajtim mes dy palëve protagonistë të mosmarrëveshjeve. Madje Trump, me populizmin e tij kundërthënës, skandalet e njëpasnjëshme në administratën e tij, ka humbur përballjen edhe kundrejt Rusisë, si në lindjen e mesme ashtu edhe në shtetet e ish-bashkimit Sovjetik, të cilat po vendosen dita ditës në ndikimin dhe sundimin Rus. Plani Trump me njohjen e njëanshme të Izraelit në tokat palestineze dhe me kryeqytet Jeruzalemin, krijon precedent, për ti futur dhe sunduar shtetet që i ka në fokus, edhe Putini i Rusisë. Njëherazi rrezikon edhe vetë sigurinë e Bashkimit Evropian nga kërcënimi Rus. Krijon

praktikë famëkeqe ndërkombëtare që të fuqishmit të ndajnë padrejtësisht fatet e popujve të vegjël.

Marrëveshja në Washington nuk kishte të bëjë aspak me interesat e vërteta shqiptare të Kosovës, madje as me të Serbisë. Interesat e diskutuara ekonomike, janë vetëm kamuflim për të targetuar dhe fituar vendosjen e ambasadave të Kosovës në planin e njëanshëm të Trumpit për Izraelin, për ti dhënë mbështjetje planit me mbështetjen e një vendi me shumicë muslimane dhe me një shtet tjetër si Serbia që kërkon integrim në Bashkimin Evropian. Një Bashkim Evropian i cili ka atakuar dhe nuk ka pranuar një plan të tillë të njëanshëm për çështjen Palestino – Izraelite. Shumica dërmuese e shteteve të OKB-së, e kanë hedhur poshtë dhe nuk e votuan planin e administratës Trump për zgjidhjen e konfliktit mes Palestinezëve dhe botës arabe e muslimane në përgjithesi, nga njëra anë, dhe izraelitëve nga ana tjetër.

Për më tepër, marrëveshjet e ndërsjella ekonomike mes Kosovës dhe Sërbisë, nuk do të dalin në dritë, ashtu si nuk janë realizuar me vite pika të marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel, sepse mbetet problemi kyç i njohjes së shtetit të Kosovës nga Sërbia. Sipas kryeparlamentares së Kosovës Vjosa Osmani, presidenti i Sërbisë Vuçiç, që ditën e nesërme të nënshkrimit në Washington, e prishi marrëveshjen, duke bërë nxitje për mos-njohje të shtetit të kosovës. Shtuar dhe pika të kontestueshme të kësaj marrëveshjeje të nxjerra në pah nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurtit, sipas së cilit Sërbia përfiton ekonomikisht pa na njohur si shtet dhe pa u trajtuar çështja e shqiptareve të Medvegjes, Preshevës dhe Bujanovcit. Gjithashtu pa u trajtuar dëmshpërblimi i pasojave të luftës që Sërbia ja ka Kosovës, konform ligjit ndërkombëtar, dëmshpërblim që sipas ekspertëve llogaritet rreth 22 miliardë euro.

Izraeli si filial i SHBA-së në lindjen e mesme, mund edhe të na njohë si shtet, sepse jemi në të drejtën tonë njerëzore, historike dhe të vetëvendosjes së popujve. Por që ne të vendosim ambasadën e kosovës në Jeruzalemin si kryeqytet të izraelit, do të bënim jo vetëm një pabesi ndaj pupujve arab dhe musliman të cilët na kanë mbështetur vazhdimisht me të gjitha mënyrat në luftën me Sërbinë, do të bëhej padrejtësi jo vetëm ndaj shumicës muslimane në Kosovë dhe gjithë hapësirat në Ballkan, që Kudsin e kanë amanet profetik për ta mbrojtur, i përfshirë Kudsi edhe në kategori kuranore si vend i bekuar, por mbi të gjitha do të rreshtoheshim në anën e krimit ndaj njerëzimit vazhduar edhe në shekullin 21.

I gjithë Bashkimi Evropian ku ne përpiqemi të integrohemi, shumica dërrmuese e vendeve të OKB-së, kundërshton planin e Trumpit për zgjidhjen e konfliktit palestino – arab, rrjedhimisht edhe Jeruzalemin si kryeqytet Izraelit. Planin e Trumpit për Izraelin, e pranojnë vetëm qeveri pakurrizore, qeveritarë të cilët dëshirojnë karrigen me paterica të huajsh, qofshin këto edhe qeveri arabe, saudite, të shitura dhe me injorancë të

skajshme në raport me nivelin që duhet të mbajnë në të drejtën historike të arabëve palestinezë, ligjeve ndërkombëtare dhe raportit me krimet ndaj njerëzimit.

Ndër të tjera, zhvendosja e ambasadës së Kosovës në ”Jeruzalemin e Izraelit” – sipas ambicjeve të planit Trump, do të kishte efekt boomerang për Kosovën nga shtete me shumicë muslimane, për të mos njohur kosovën si shtet të pavarur, apo për të tërhequr njohjet e bëra. Si dhe ndihma e gjithanshme që i ka ardhur kosovës nga bota muslimane do të reduktohej dhe mund të rrezikohej në tërësi. Kjo e gjitha do të çonte ujë në mullirin e Sërbisë. Prandaj Kosova duhet të ndjekë orjentimin Evropian në këtë çështje, të ndjeke shembullin e kryeministrit te Shqipwrisw Edi Rama, të cilit presioni amerikan, nuk e gjunjëzoi në OKB ta njohë planin Trump për çështjen Palestino – Izraelite. Atë presion që gjunjwzonte ish kryeministrin Sali Berisha duke i dhëne Izraelit mbështjete të verbër në rezolutat e OKB-sw, me arsyetimin se ne jemi gjithmonë me aleatin strategjik, Amerikën. Për atë akt që presidenti Erdogan i shkëputi marrëdhëniet dhe e përshkroji ish kryeministrin Sali Berisha në grupën e udhëheqësve frikacak të botës.

Kryeministri Rama i doli kundër vullnetit të administratës Trump për çështjen, edhe çfarë ndodhi?! Humbi mbështjetja amerikane apo çka?! Asgjë, Rama vazhdon të fitojë zgjedhje mbas zgjedhje dhe të ketë ambasadën amerikane në krah të reformave në drejtësi dhe jo vetëm. Ashtu siç do të ketë nesër mbështje Kurti i Kosovës, sepse interesat dhe marrëdhëniet gjepolitike shqiptaro- amerikane, janë më të mëdhaja se plani i Trumpit për Izraelin. Në ndërkohë partia e doktor Berishës nuk po e gjen derën e pushtetit, as aleati strategjik nuk e kthjell dot. Shërbimi i verbër që ja bëri Amerikës, nuk ju kthye me pushtet, sepse kështu mendojnë e besojnë vetëm konspiracionistët, ose “ekspertët” e marrëdhënieve ndërkombëtare nga zyrat e shoqatave sorosiane, se Amerika rrotullon gjithçka dhe se mund të përmbysë vullnetet e popujve duke cënuar demokracinë e tyre të brendshme.

Mund të jesh komb apo shtet i vogël, mund të kesh varësi ekonomike dhe politike nga shtete të fuqishme, mund edhe të mos jesh musliman si Edi Rama, por më e rëndësishme se gjithçka, është mundësia pë të qenë i ndërgjegjshëm. Zakoni moral që ka njeriu në vete, drejtësia e një lideri, një popull fisnik që nuk e duron shtypjen sepse edhe vete ka qenë i shtypur. Mbi të gjitha, një vendim i drejtë për një shtypje të tmerrshme si ai popullit palestinez, do të na japë më shumë mbështetje dhe dashuri nga popujt e botës, nga historia njerëzore, edhe nga vetë administrata e nesërme amerikane, kur nuk do të jetë në krye “turpi amerikan”, ashtu siç e cilësoi kryeministri shqiptar, kandidatin për president Donald Trump, për mandatin e tij të parë.

Zoti është me drejtësinë. Ai gjykon me drejtësi. E kush jemi në të armiqësohemi me Zotin, për një miqësi afashkurtër me budallenjte që u ka ra në hise të udhëheqin shtete.

Vendosja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalemin si kryeqytet Izraelit, në qytetin e Kudsit historik Palestinez, është krim ndaj njerëzimit!

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kosova humb nga Greqia në Fadil Vokrri

Lajmi tjetër

Berisha me mesazh prekës për nënën e tij (Foto)

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM