Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka dënuar njoftimin e Londrës se do të dërgojë 12 tanke Challenger 2 në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Sjellja e tankeve në zonën e konfliktit, larg përfundimit të armiqësive, do të shërbejë vetëm për intensifikimin e operacioneve luftarake, duke gjeneruar më shumë viktima, duke përfshirë edhe popullatën civile”, thuhet në deklaratë.
Ambasada shtoi se njoftimi “përputhet plotësisht me objektivat e Londrës për zgjatjen e konfliktit”. /FolDrejt/