Ambasada ruse në Tiranë i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas një deklarate që ky i fundit bëri një ditë më parë.
Në deklaratën e saj, ambasada thekson se janë habitur nga fjalët e Berishës se 10 vite më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom, transmeton Fol Drejt.
Ambasada pyet Berishën se sa para kërkoi që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot.
“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri.
Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”
Çfarë tha Berisha dje?
“Dhe së fundi dua të them një gjë. Një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së George Sorosit se vetëm për Tapin Sali Berishës i janë propozuar shumat më përrrallore që mund t’i imagjinoj kush. Por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe interesave të Bashkimit Evropian, pasi isha i bindur se një dar gazi nga veriu dhe jugu ishte gjëja më e keqe për Shqipërinë dhe Evropën. Më janë ofruar nga Gazpromi”, tha Berisha./FolDrejt/