Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar në lidhje me takimin e sotëm lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Abbott, e ka mirëpritur këtë takim, duke kujtuar se Kosova është zotuar për themelimin e këtij Asociacioni dhe se iu takon palëve të bien dakord për kohën e themelimit dhe formën e tij.
“Një diskutim i mirëpritur sot nga Ambasadori i ShBA-së dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e ASM-së dhe iu takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e themelimit të saj”.
“Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë përparim. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi për serbët e Kosovës që të jenë pjesë integrale e Kosovës”.
“Kosova është një vend shumetnik dhe komunat e saj do të mbeten shumetnike. Nuk bëhet fjalë për krijimin e një Asociacioni njëetnik”, ka shkruar Abbott në Facebook./FolDrejt/