Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin, shkruan Fol Drejt.
Këtë javë priten shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë Drejtoreshën e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Victoria Billing. Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.”, shkroi Abbott në Twitter.
Abbott theksoi se tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja. /FolDrejt/