Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në Kosovë, ka qenë dje për vizitë në Mitrovicë, transmeton Fol Drejt.
Për këtë ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Twitter.
Ndër të tjera Hovenier shkruan se vizita në Mitrovicë ishte udhëtimi i parë komunal jashtë Prishtinës.
“Udhëtim i frytshëm dje në Mitrovicë, udhëtimi im i parë komunal jashtë Prishtinës, ku u takova me kryetarët e komunave, Policinë e Kosovës, mediat e aktivistë. Ndërsa shumë fokusohen në rolin e saj të kaluar, unë besoj se Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës.
Frymëzim për t’u takuar me shoqërinë civile dhe rininë të përkushtuar për ta bërë realitet këtë aspiratë: të sigurohemi që Mitrovica të bëhet një vend në një Kosovë demokratike, multietnike për të gjithë qytetarët. SHBA-të janë të përkushtuara ta shohin këtë të ndodhë”, shkruan ambasadori. /FolDrejt/
(1/2) Productive trip to Mitrovica yesterday, my first municipal trip outside of Prishtina, where I met with mayors, @Kosovo_Police, independent media, & activists. While many focus on its past role, I believe Mitrovica is one of the best manifestations of Kosovo’s future. pic.twitter.com/61S0ac7CM1
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 18, 2022