Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në fjalimin e tij gjatë hapjes së ceremonisë së ushtrimit ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe ‘23”, është shprehur i lumtur me përparimin e FSK-së.
Hovenier, duke folur për “Defender Europe”, ka thënë se pothuajse 9 mijë ushtarakë amerikanë do t’u bashkohen 17 mijë pjesëtarëve të forcave ushtarake evropiane nga 10 vende të ndryshme të Evropës, duke e cilësuar këtë si diçka të madhe.
“Në këtë stërvitje, pothuajse 9 mijë ushtarakë amerikanë do t’u bashkohen 17 mijë pjesëtarëve të forcave ushtarake evropiane në 10 vende të ndryshme dhe kjo është diçka e madhe”.
“Do ta vini re se ky model i ri, model i mbrojtjes kolektive është shumë i ndryshëm nga modelet që mund të përdorin fuqinë e tjera botërore. Modeli ynë për sigurinë e Kosovës është që t’i fuqizojmë dhe forcojmë të partnerët tanë në tërë rajonin e jo duke iu diktuar veprimet që duhet t’i marrin”, tha mes tjerash Hovenier.
“Këtu në pjesën e stërvitjes në Ballkan, na vjen shumë mirë që po e shohim Forcën e Sigurisë së Kosovës si një prej kontribuesve më të mëdhenjë të këtij ushtrimi me pjesëmarrjen e 1 mijë e 300 vetave”.
“Me siguri më është thënë që kjo është ndërmarrja më e madhe dhe më ambicioze që FSK-ja ka ndërmarrë deri tani. Në më pak se katër vjet prej krijimit të FSK-së, kemi qenë të mahnitur dhe të lumtur me përparimin e FSK-së dhe me mirënjohjet e shumta gjatë historisë së saj profesionale”, shtoi ai tutje./FolDrejt/