Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, është shprehur se është e nevojshme që problemet të zgjidhen për afat të gjatë, duke kërkuar kështu që targat të shtyhen për së paku një vit.
“Është e nevojshme që problemet të zgjidhen për afat të gjatë, në mënyrë që serbët në Kosovë ta dinë se si do të jetë jeta e tyre. Kosova gjithashtu duhet të ketë perspektivën e një pozicioni ndërkombëtar”, u shpreh Hill./FolDrejt/