Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet në Prishtinë.
Hovenier tha se Blinken në fjalimin e tij nderoi më së miri trashëgimin e Sekretares së ndjerë, Madaline Albright, duke avancuar parimet e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, njofton Klankosova.tv.
“Faleminderit Sekretarit Blinken për mesazhin e tij prekës gjatë sesionit kryesor të #WPSRKS2022. Siç ndan Sekretari Blinken në mesazhin e tij, ne mund ta nderojmë më së miri trashëgiminë e Sekretares Albright duke avancuar parimet e WPS dhe duke qenë të vërtetë ndaj vlerave tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter.