Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar pas moslejimit të patriarkut serb, Porfirije për të hyrë në Kosovë.
Hill, për nova.rs, ka thënë se shpreson se një gjë e tillë të mos ndodhë më.
“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun”.
“Mendoj se kjo është diçka themelore – për liritë fetare atje. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më”, ka thënë ambasadori Hill./FolDrejt/