Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se është takuar sot me disa të rinj nga Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Hovenier, u shpreh se pavarësisht sfidave, ata janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndryshme për një të ardhme më të mirë, përcjell Fol Drejt.
“Sot pata një mundësi unike për të takuar të rinj nga Kosova, Serbia dhe BeH. Pavarësisht sfidave, ata janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndjeshme duke krijuar lidhje që do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, tha Hovenier./FolDrejt/