Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
Hovenier në një reagim përmes twitter, shkruan se Mehaj e ka ripohuar përkushtimin për bashkëpunimin SHBA-Kosovë, në fushën e mbrojtjes, njofton Klankosova.tv.
”Me ministrin @armend_mehaj, u ripohua përkushtimi ynë për bashkëpunimin e mbrojtjes SHBA-Kosovë, duke përfshirë bashkë-vendosjet e ardhshme dhe mjete të tjera për të ndihmuar #FSK-në të bëhet një partner edhe më i fortë, shumë-etnik i ndërveprueshëm nga NATO-ja, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global”, shkruan Hovenier, njofton Klankosova.tv.