Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami është takuar sot me deputeten e Parlamentit Europian, Dorien Rookmaker.Bajrami shkroi në Twitter se liberalizimi i vizave, njohja e plotë e BE-së dhe anëtarësimi i Kosovës në bllok ishin temat që i diskutoi me eurodeputeten.
“Liberalizimi i vizave, njohja e plotë e BE-së dhe anëtarësimi i ardhshëm në BE për Kosovën, si dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE në dritën e agresionit rus në Ukrainë – ishin temat që diskutova sot me Rookmaker Dorien”, shkroi ai.
“E mrekullueshme që Kosova ta ketë një përkrahëse kaq të vendosur në Parlamentin Europian”, shtoi Bajrami.
Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është gjëja e duhur, sipas eurodeputetes Rookmaker Dorien. Ajo shkroi se kjo “ka sen dhe është logjike”.“Mirëpritja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është moralisht, ekonomikisht, politikisht dhe strategjikisht gjëja e duhur për t’u bërë”, shkroi ajo.
#Visaliberalisation, full EU-recognition & future EU-membership for #Kosovo, as well as W. Balkans EU-integration in light of #Russian aggression on #Ukraine – were topics I discussed today with @RookmakerDorien.
Great for #Kosovo to have such a staunch supporter in @EUparliament pic.twitter.com/WoC2IEmr4h— Agron Bajrami (@AgronBajrami) April 27, 2022