Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, e ka mirëpritur dëshirën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian.
Ai e ka konsideruar këtë si sinjal të mirëpritur të përkushtimit kosovar ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.
“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëpritur i angazhimit të saj për demokraci, për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Abott në llogarinë e tij në Facebook.
“Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për t’i mbështetur vlerat kyçe evropiane, dhe për ta zgjeruar integrimin e saj ndërkombëtar”.
“I uroj suksese Kosovës!”