Olivier Guerot, që mban pozitën e ambasadorit të Francës në Kosovë, ka vizituar memorialin e Adem Jasharit në Prekaz, prej nga ka bërë thirrje që të mos rriten tensionet, 25 vjet pas.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori përmes një postimi në tëitter, të cilit i ka bashkëngjitur edhe fotografi nga vizita.
“Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar ambasadori Guerot./FolDrejt/
J'ai visité hier le mémorial d'Adem Jashari et de la soixantaine de proches tués en 1998. Émotion devant la solennité du lieu et les traces de la violence. 25 ans plus tard, il ne faut pas laisser les tensions remonter. pic.twitter.com/z3dQHCI8gG
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) November 13, 2022