“Franca inkurajon dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duhet reaguar nëse vëren se njëra nga palët po tërhiqet nga bisedimet”, ka thënë ambasadori francez në Serbi, Jean Louis Falconi.
I njëjti ka theksuar se qëllimi është të vazhdojë dialogu dhe të çojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.
Falcon ka treguar se Franca nuk mbështet as Kosovën as Serbinë, por mbështet një dialog që çon në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve si dhe Bashkimin Evropian si ndërmjetës në negociata.