Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas lajmit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Tëitter, Guerot ka thënë se presidenti i tyre francez, Emmanuel Macron është pajtuar për liberalizim pikërisht për shkak të masave të marra nga Qeveria e Kosovës.
“Pikërisht shkaku i masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Emmanuel Macron u pajtua për liberalizim të vizave verën e kaluar”, ka shkruar Guerot në llogarinë e tij në Twitter./FolDrejt/