Ndaj zhvillimeve të fundit për relacionin Kosovë-Serbi ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhonde, i cili e ka vlerësuar se është absurde një përshkallëzim për shkak të targave.
Reagimin e tij e ka bërë përmes një postimi në twitter, ku e ka mirëpritur shtyrjen e gjobave për targa edhe për 48 ore për të gjetur një zgjidhje.
“Është mirë që kemi më shumë kohë për të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për të punuar me palët e interesuara për një zgjidhje”.
“E përsëris: ‘Është absurde të rrezikohet me përshkallëzim për targat’. Ne kemi nevojë për më shumë burrështetas”, ka shkruar Rhonde./FolDrejt/
Good to have more time for EUSR @MiroslavLajcak to work with stakeholders on a solution. I repeat: It is absurd to risk escalation over licence plates. We need more statesmanship, less brinkmanship. https://t.co/QPMXmiRgqr
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 22, 2022