Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha sot se pajtohet plotësisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se nevojitet zbatimi urgjent i të gjitha pikave të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jam plotësisht dakord – nevojitet urgjentisht zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Rohde në Twitter.
Ai ka shpërndarë postimin e Kurtit, i cili ka thënë në Twitter se ajo që është rënë dakord mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zbatohet plotësisht, pa zbatim të pjesshëm dhe vonesa./FolDrejt/