Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë një reagim me shkrim ndaj sulmit të mbrëmshëm me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në Zveçan.
“EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Rohde, përcjell Fol Drejt.