Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian.
Rohde ka shkruar për këtë edhe në një postim në Twitter, transmeton Fol Drejt.
“Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës, familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në procesin e aplikimit për anëtarësim”, shkruan ai./FolDrejt/