Sot në Nju Jork është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara rreth Kosovës, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ku kanë folur Vlora Çitaku, Ivica Dacic, por edhe përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme të botës.
Ambasador gjerman në KS të OKB, Christoph Heusgen, mbajti një fjalim potent për të mbrojtur pavarësinë e betonizuar të Kosovës duke ju drejtuar Dacic se ai mundet me ‘vizituar’ shumë ishuj dhe vende ekzotike, për të tërhequr gjëja njohjet e Kosovës – por në këtë mënyrë Serbia po mundohet kot, ngase Kosova është e pavarur dhe se kjo nuk i shëben as vendit serb. Poashtu ambasadori gjerman Heusgen shtoi se Kosova ka bërë shumë përparime.
Në fund ai tha edhe qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel, se Gjermania nuk lejon ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo do të thoshte “hapja e Kutisë së Pandorës”, shkruan foldrejt.com.
Por sa i takon taksës 100 përqind nga qeveria e Kosovës, të gjitha shtetet perëndimore që edhe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kërkojnë heqjen e saj./Foldrejt.com