Ambasadori I Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se sulmi kriminal ndaj policëve të Kosovës në Banjskë të Zveçanit ishte sulm terrorist.
Ai gjithashtu nënvizon nevojën për t’i vazhduar bisedimet e dialogut, përcjell Fol Drejt.
Ai këtë deklaratë e ka bërë derisa ka shpërndarë një postim në platformën ‘X’ të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak i cili është takuar me këshilltarët e lartë të krerëve të Francës, Gjermanisë e Italisë, me pjesëmarrjen e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, ka thënë ai./FolDrejt/