Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Hovenier, për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, me këtë kërkesë është pajtuar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.
Rohde ka thënë se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani, transmeton Fol Drejt.
“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, është shprehur Rohde në twitter./FolDrejt/