Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill i ka konsideruar të pamjaftueshme 48 orët e shtyrjes së vendimit të qeverisë së Kosovës për ta ndëshkuar me gjoba moskonvertimin në targa legale.
Ai para gazetarëve ka thënë se ka pasur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për procesin e Brukselit.
“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin Vuçiq për procesin e Brukselit… Në fund, të dyja palët do të duhet të përfshihen, por një qasje konstruktive është ajo e duhura. Kam besim të plotë kur njerëz me përvojë si përfaqësuesi i lartë (BE) Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak po punojnë për këtë çështje, se mund të arrihet një zgjidhje”, është shprehur Hill.
“Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se nevojiten më shumë se 48 orë, se do të donin t’i shtonin kësaj edhe 363 ditë të tjera. Ne (SHBA) jemi plotësisht të sinkronizuar me Bashkimin Evropian”, ka shtuar tutje ai./FolDrejt/