Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një shkrimi të tij i ka dënuar sulmet ndaj patrullës së EULEX-it dhe policisë, duke thënë se përgjegjësit duhet të sillen para sistemit të drejtësisë së Kosovës.
“SHBA i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë së Kosovës”, ka shkruar ai, përcjell Fol Drejt.