Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në konferencën për Integritetin e Informacionit DISICON të organizuar nga NDI ka thënë se dezinformimi dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike minojnë demokracitë dhe krijojnë konfuzion, shkruan Fol Drejt.
“Dezinformimi dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike minojnë demokracitë dhe krijojnë konfuzion, duke privuar qytetarët nga informacioni që u nevojitet për të marrë pjesë në proceset demokratike.”, shkroi Hovenier në Twitter.
Ambasadori Hovenier tutje falënderoi NDI për mbledhjen e DISICON të këtij viti për të eksploruar se si ne të gjithë mund të mbështesim mbrojtjen tonë kibernetike. /FolDrejt/