Jeff Hovenier, ambasador amerikan në Kosovë, ka mirëpritur nisjen e punës së Gjykatës Komerciale, transmeton Fol Drejt.
Hovenier thotë se inaugurimi i kësaj gjykate është një hap i madh përpara.
“Mirëpritëm inaugurimin e Gjykatës Ekonomike të Kosovës të hënën. Kjo gjykatë, e mbështetur nga USAID do të përshpejtojë zgjidhjen e kontesteve komplekse komerciale dhe është një hap i madh përpara për rindërtimin e besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Twitter.