Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier, këtë të enjte do t’i mbledhë për të herë të dytë në një takim jozyrtar përfaqësuesit e institucioneve, partive politike dhe të shoqërisë civile për të diskutuar rreth Asociacionit, transmeton Fol Drejt.
Sipas Telegrafit, këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.
“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, ambasadori do të mbledhë një mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij për të lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi”, ka deklaruar zëdhënësi i Ambasadës amerikane.
Pas diskutimit të mbyllur të organizuar nga Ambasada Amerikane më 31 janar, ambasadori Hovenier tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multi-etnik” të saj./FoLDrejt/