Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qëndruar sot për vizitë në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Gjatë kësaj vizite ai ka takuar edhe kryetarin e kësaj komunë, Bedri Hamzën, transmeton Fol Drejt.
“Më pëlqeu vizita ime në Mitrovicën e Jugut sot, duke filluar me një takim produktiv me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut Bedri Hamza në vizitën time të parë zyrtare në zyrën e tij”, ka shkruar Hovenier në Twitter me rastin e kësaj vizite./FolDrejt/