Skender Hyseni sot është takuar me ambasadorin amerikan në Kosoë, Jeff Hovenier.
Lajmin për këtë takim e ka dhënë vetë Hyseni, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
“Biseduam gjatë, shumë hapur dhe në mënyrë përmbjatësore për sutuatën me të re në Kosovë dhe aktualitetin në rajon, Theks të veçantë gjatë bisedës u vu te zhvillimet në Kosovë dhe domosdoja e dilaogut me Serbinë. U theksua se sot më shumë se kurrë kerkohet maturi në veprime poltike. Ruajtja e stabilitetit është qelsi i lëvizjes pëpara.”, ka shkruar Hyseni.
“Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë Status-quoja në raportet me Serbinë dëmton rëndë interesat e Kosovës sot dhe nesër! Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë poashtu se insititucionet e Kosovës duhet të marrin me shumë seriozitet propozimet dhe rekomandimet evropiane e amerikane për rrugën përpara. “, shkruan ai tutje./FolDrejt/