Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehajt nga kjo pozitë, transmeton Fol Drejt.
Antonello De Riu e ka falenderuar ministrin Mehaj për kontributin, derisa ka thënë se Mehaj ka promovuar pa u lodhur procesin për sigurinë dhe mbrojtjen.
“E falënderoj Armend Mehaj, për punën dhe dedikimin gjatë mandatit si ministër i Mbrojtës i Kosovës. Ai promovoi pa u lodhur procesin për sigurinë dhe mbrojtjen. Ia uroj gjitha të mirat. Mirupafshim mik!”, u shpreh ambasadori De Riu, përcjell Fol Drejt.