Ambasadori i Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj, me ftesë të sekretarit parlamentar Hans-Joachim Fuchtel vizitoi dy ditë rajonin Nagold – ku mes tjerash u vizitua edhe Shoqata Kulturore shqiptare në këtë vend.
Në takime ishte prezent edhe Konsulli Gjeneral Imer Lladrovci, shkruan schwarzwaelder-bote.de, përcjell foldrejt.com.
Në Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve në Nagold çdo të xhuma takohen 200 familjarë shqiptarë. Udhëheqësi i tyre Zeqir Gashi thekson se familjet shqiptare në Nagold kanë ardhur prej 1972 – dhe flasin plot krenari për integrimin e suksesshëm të gjeneratës së tretë.
14 biznese në rajon
Përveç punëve tjera, shqiptarët në Nagold kanë hapur 14 biznese, kryesisht me restorante. Një ndër ta është edhe Eiscafé Panorama, e udhëhequr nga familja shqiptare Ademi.
Duhet të theksohet se Kosova me 1.8 milion banorë ka një diasporë të madhe prej 400 mijë personash në landin gjerman Baden-Württemberg, 8000 në Berlin si dhe 200 000 në Zvicër. Në Baden shumica punojnë në mirëmbajtjen e kopshteve dhe punë dore, ku edhe Zeqir Gashi udhëheq me një firmë moleri./Foldrejt.com