Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.
Një kërkesë e tillë e Bajramit ka ardhur pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.
“Ndërsa agresioni rus ndaj Ukrainë po shpërthen, a nuk është koha për të rishikuar anëtarësimin në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s?”, ka thënë ai.
Bajrami theksuar se për të është e çuditshme se si Bjellorusia dhe Serbia, si aleate të Rusisë janë pjesë e këtij programi, kurse Kosova jo.
“Dua të them, sa e çuditshme është: Rusia dhe pak nga aleatët dhe simpatizantët e saj (si Bjellorusia dhe Serbia) janë pjesë e PfP, ndërsa Kosova nuk është!#KosovaNëNATO”, përfundoi ai.