Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare është ftuar që të jetë prezent në festimet me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Këtë e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, z. Skender Durmishi.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Durmishi shkruan:
“I përcolla zotit Kadare ftesën për pjesëmarrje në pritjen për 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ndërsa konfirmoi dëshirën për të qenë mes nesh, shkrimtari i madh, shprehet krenar për arritjet e Kosovës dhe optimist, për ngjitjen e saj.”/FolDrejt/