Në një intervistë për Tanjug, ambasadori qipriot në Beograd ka bërë të ditur se Qiproja nuk e njeh Kosovën dhe se të njëjtin qëndrim do ta vazhdojë edhe më tej.
Demetrios Theophylactou tutje ka fajësuar Prishtinën se nuk po i zbaton obligimet e marrëveshjes së Brukselit, transmeton Fol Drejt.
“Është e qartë se Prishtina është ajo që nuk i respekton obligimet dhe e cila duhet të nisë të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, si e vetmja kornizë për avancim në dialog”, është shprehur Theophylactou.
“Qëndrimi i Qipros, sikurse edhe i disa vendeve tjera të Bashkimit Evropian, është i njohur. Edhe ne jemi viktimë e agresionit dhe invazionit, kemi situatë të ngjashme në Qipro. Përderisa vlen Rezoluta 1244 e OKB-së, shpalljen e njëanshme të pavarësisë e vlerësojmë si ilegale dhe në kundërshtim me të drejtën”, ka shtuari ai tutje./FolDrejt/