Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Turqisë në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Sabri Tunç Angili, ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, pati rastin të dëgjojë nga Presidentja Osmani qëndrimin e Kosovës në raport me Turqinë, dhe raportet e shkëlqyera që i kanë ndërtuar këto dy vende:
“Njëkohësisht, Presidentja Osmani ka folur edhe për tërmetet shkatërruese në Turqi, të cilat kanë shkaktuar mijëra viktima dhe në këtë kontekst ka theksuar se populli i Kosovës vazhdon të solidarizohet me popullin e Turqisë në këtë kohë sfiduese, teksa institucionet kosovare vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e autoriteteve turke për t’i tejkaluar pasojat e kësaj tragjedie”, citohet të ketë thënë presidentja, sipas një njoftimi zyrtar.
Me ambasadorin Angılı, Presidentja Osmani ka shprehur nevojën e thellimit të raporteve edhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik, dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.
Në anën tjetër ambasadori Angılı shprehur mbështetjen e palëkundur të Turqisë në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike./FolDrejt/