Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “për shumë zyrtarë amerikanë, jo të gjithë, është pjesë e problemit, jo e zgjidhjes”.
“Ai definitivisht nuk ka një monopol mbi marrëdhëniet e mira me Uashingtonin në rajon, për ta thënë butë,” tha Gjuriq për TV Happy.
Ai ndër të tjera ka thënë se pala serbe është paraqitur si “njerëz që duan të ndërtojnë marrëdhënie normale dhe të shëndetshme” me Amerikën.
Ai bëri të ditur se për rreth një muaj do të hapet Këshilli Amerikano-Serb në Uashington, si një hap i rëndësishëm në lidhjen e ekonomive tona dhe kompanive specifike, transmeton Fol Drejt.