Thirrja e qeverisë hungareze për një armëpushim në Ukrainën fqinje është “cinike” duke pasur parasysh se pjesë të mëdha të atij vendi u pushtuan nga forcat ruse, tha sot ambasadori amerikan në Budapest, David Pressman.
“Është cinike të bësh thirrje për një armëpushim kur nuk është vendi yt ai që është pothuajse 20 për qind i pushtuar nga një ushtri e huaj pushtuese”, tha ai.
I dërguari i SHBA-së nuk e përmendi drejtpërdrejt presidentin hungarez Viktor Orbán, i cili, sipas Reuters, ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për një armëpushim dhe bisedime paqeje, një veprim që kritikët thanë se do të përbënte dorëzimin e pjesëve të territorit ukrainas në Rusi./FolDrejt/