Komuna e Lipjanit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me zytarë të tjerë priti sot në një takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, transmeton Fol Drejt.
Ky është njoftimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me zytarë të tjerë priti sot në një takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı.
Kryetari Ahmeti fillimisht i uroi mirëseardhje e suksese ambasadorit në detyrën e tij të re si dhe e ngushëlloj për viktimat e tërmeteve të fuqishme që goditen Turqinë.
Me z. Angılı, Kryetari Ahmeti diskutoi për zhvillimin e Komunës së Lipjanit dhe resurset kryesore që e karakterizojnë komunën tonë. Me theks të veçantë gjatë këtij takimi u fol për bashkëpunimin ekonomik, inkurajimin e bizneseve që të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë ambient të përbashkët për zhvillim ekonomik.
Nga ana tjetër ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovës, z. Sabri Tunç Angılı, ka falënderuar Kryetarin Ahmeti për mikpritjen dhe theksoi së Republika e Turqisë do te vazhdoj te jep përkrahje të gjithanshme edhe më tutje për Komunën e Lipjanit.
Ahmeti dhe ambasadori Angılı shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të Komunës së Lipjanit.