Kina nuk e furnizon Rusinë me armë, tha ambasadori kinez në Francë, Lu Sha.
“Jo. Nuk mendoj se Rusia ka nevojë për armë kineze”, tha ambasadori në një intervistë për televizionin BFM, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Kina e furnizon Rusinë me armë.Dje, ai vuri në dukje se Kina mban një pozicion neutral në lidhje me konfliktin në Ukrainë dhe se mbron zgjidhjen paqësore të tij.
“Ne duam paqe. Qëndrimi ynë ndaj Ukrainës është të avancojmë procesin e negociatave,” shtoi Sha, transmeton Fol Drejt.