Ambasadori kinez në Bashkimin Evropian, Fu Cung, tha se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mund të vizitojnë Kinën në gjysmën e parë të 2023, kinezët.
Përgatitjet për vizitën e liderit të BE-së janë duke u zhvilluar dhe “vizitat dypalëshe shumë të shpeshta, të nivelit të lartë” midis BE-së dhe Kinës pritet të fillojnë së shpejti, shtoi Fu, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Të dy palët kanë pikëpamje të ndryshme për luftën në Ukrainë, me diplomatët e BE-së që kritikojnë refuzimin e Kinës për ta quajtur konfliktin një “pushtim” dhe dështimin e Pekinit për t’i bërë thirrje Rusisë që të tërhiqet nga territori ukrainas./FolDrejt/