Ambasadori palestinez në Serbi Mohamed Nabhan tha se qëndrimi i Palestinës, e cila nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, nuk ndryshon dhe se fakti që ministrja e Jashtme në Prishtinë, Donika Gërvalla së fundi u takua me ministrin e Jashtëm palestinez, Riyad Malki, nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim.
Nabhan tha se kur bëhet fjalë për Kosovën udhëhiqet nga dy gjëra parimore – respektimi i Rezolutës 1244 të OKB-së dhe përkushtimi ndaj negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Së dyti, çështja e hapjes së të ashtuquajturës ambasadë të Kosovës. Kjo zonjë nuk e di mjaftueshëm se çfarë do të thotë Jeruzalemi për Palestinën dhe arabët. Ajo duhet të dijë pozicionin e Palestinës e muslimanëve dhe të krishterëve palestinezë, dhe vetëm atëherë të thotë diçka për të”, tha Nabhan, shkruan Tanjug, transmeton FolDrejt.