Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se është i shqetësuar me pezullimin e licencës së mediumit Klan Kosova, raporton Fol Drejt.
Ai tha se ndan shqetësimet e paraqitura nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Rrjeti Global për Mediat e Pavarura dhe institucione tjera relevante lidhur me pezullimin e papritur të licencës së biznesit Klan Kosova.
“Ne ndajmë shqetësimet e paraqitura nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Rrjeti Global për Mediat e Pavarura dhe institucione të tjera për pezullimin e papritur të licencës së biznesit të klankosova_tv dhe do të ndjekim rastin nga afër”, shkroi Rohde në Twitter.
Rohde shtoi se procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse të fundit të Kosovës në renditjen globale të lirisë së mediave. /FolDrejt/