Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgënjeshtruar raportimet e disa mediumeve se kompanitë gjermane që operojnë në Kosovë do të largohen nga vendi për shkak të situatës së krijuar në veri, raporton Fol Drejt.
“Raportimet e mediave për largimin e 200 kompanive gjermane nga Kosova janë krejtësisht të gabuara. Mosrespektim i standardeve gazetareske: As Shoqata e Bizneseve gjermano-kosovare dhe as ambasada gjermane nuk është pyetur nëse kjo është e vërtetë.”, shkroi Rohde në Twitter.
Rohde potencoi se ajo çfarë është e vërtetë është se kompanitë janë të shqetësuara për zhvillimet aktuale. /FolDrejt/