Ambasadori rus në Beograd, Alaxander Botsan-Kharchenko , ka kritikuar të martën letrën e pesë shteteve perëndimore drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të kalojnë barrierat dhe të ulen në tryezën e bisedimeve, shkruan foldrejt.com.
“Dialogu mund të fillojë vetëm me punë aktive në Prishtinë, largimin e taksës 100 përqind dhe të mos lejohet demonstrimi i forcës,” tha ambasadori rus, që ishte prekur nga letra e shteteve perëndimore që i kishin kërkuar edhe Serbisë që të ndalonte lobimin për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Sipas ambasadorit rus, perëndimi akoma injoron rrugën neutrale të Serbisë./Foldrejt.com