Ambasadori i Moskës në OKB, Vassily Nebenzia, ka thënë se asnjë civil nuk është torturuar dhe vrarë në periferi të Kievit, Bucha, pavarësisht dëshmive të mizorive, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Asnjë person i vetëm vendas nuk ka vuajtur nga ndonjë veprim i dhunshëm,” tha Nebenzia, duke i quajtur fotot dhe videot e trupave në rrugë “një falsifikim të ashpër” të organizuar nga ukrainasit.
Deklarata të tilla janë hedhur poshtë nga autoritetet ukrainase dhe ndërkombëtare, grupet e të drejtave të njeriut dhe gazetarët që mblodhën prova ndërsa trupat ruse u tërhoqën nga zona./FolDrejt/