Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov, i cilësoi ngjarjet në qytetin ukrainas Bucha si kulmin e gënjeshtrave dhe cinizmit, duke shtuar se Uashingtoni “mori pozicionin e prokurorit” dhe filloi të përcaktojë fajtorët.
“Provokimi në qytetin e Buçës është kulmi i gënjeshtrave dhe cinizmit. Në Uashington, pa prova, ata menjëherë morën pozicionin e prokurorit dhe filluan të përcaktojnë fajtorët,” tha Antonov, njoftoi ambasada në një telegram.
Ai gjithashtu i quajti deklaratat e zyrtarëve amerikanë për krimet e luftës të kryera nga ushtria ruse në territorin e Ukrainës “akuza të pabaza” dhe pjesë të përpjekjeve të koordinuara të Perëndimit për të “demonizuar Forcat e Armatosura”./FolDrejt/