Sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj bankave ruse, Sberbank dhe Alfa-Bank, përfaqësojnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve rusë dhe Uashingtoni po dëmton ekonominë globale, tha sot ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov.
“Sanksionet e vazhdueshme nga administrata tregojnë aspiratat reale të Shteteve të Bashkuara. Shembuj janë masat ndëshkuese kundër Sberbank dhe Alfa-Bank, ku shumica e rusëve mbajnë kursimet e tyre. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit rus, ndaj qytetarëve të zakonshëm,” tha/FolDrejt/